Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Vazhdon heqja e grilave rreth objektit të Komunës së Mitrovicës së Veriut

Gazeta10
20 August 2024 - 14:29

Ka nisur heqja e grilave qe e rrethojnë komunën e Mitrovicës së Veriut.

Gazeta10 ka siguruar fotografi nga vendi i ngjarjes e ku shihen punëtoërët e kontraktuar nga komuna që po bëjnë largimin e grilave.

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, ka thënë se pas vlerësimit profesional se situata e sigurisë në këtë komunë është përmirësuar dukshëm, me kërkesë të tij janë larguar grilat që rrethojnë objektin e kësaj komune.

Atiq tha se nuk duhet dhe nuk do të ketë barriera mes atyre që u shërbejnë qytetarëve dhe vetë qytetarëve. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.