
Një përplasje e ashpër ka ndodhur në studion e “Raport me Naim Sadikun” në mes të avokatit, Xhevdet Smakiqit dhe analistit Blerim Gashi.
Kjo përplasje ka ardhur si pasojë e mosmarrëveshjes sa i përket hapjes së Urës së Ibrit në Mitrovicë, raporton Gazeta10.
Derisa debati ka kaluar tek mospajtimi i veprimeve të Kurtit.
Analisti Blerim Gashi ju është drejtuar avokatit Smakiqi duke i thënë se qeveritë e kaluara kanë bërë deklarime të kota në studio e natën ka bërë plane për të marrë tendera.
“Jo deklarime të kota në studio, e pastaj natën me dal e me vjedh tendera’.
Derisa Smakiqi ka replikuar duke i thënë se ‘po Ragip Krasniqi shoku i Albin Kurtit, a je në dijeni që ju është ngritur aktakuza dostit tij?’.
Më poshtë ndiqni videon: