Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

BBC shkruan për kosovarin me nënshtetësi britanike që Serbia po e mban në burg, avokati: Rast i sajuar

Gazeta10
21 August 2024 - 8:40

Familja e një britaniku të mbajtur në një burg serb po bën thirrje për më shumë ndihmë nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar, duke pretenduar se akuzat kundër tij janë të pabaza dhe të motivuara politikisht. Kështu e nis BBC një shkrim të saj sot për shqiptarin me nënshtetësi angleze që po mbahet i paraburgosur në Beograd.

Sadik Duraku, 54-vjeçar, baba i tre fëmijëve nga Brighton, u arrestua më 17 prill 2024 teksa po udhëtonte për t’i vizituar të afërmit në Kosovë.

Ai aktualisht po mbahet në një burg të Beogradit, i akuzuar për kryerjen e krimeve të luftës si pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në vitet 1990 – akuza që familja e tij dhe ekipi ligjor i mohojnë.

Zyra e Jashtme, Commonwealthit dhe Zhvillimit e Mbretërisë së Bashkuar (FCDO) tha: “Ne po e mbështesim një britanik të arrestuar në Serbi dhe jemi në kontakt me autoritetet lokale”.

Z. Duraku ka lindur në Kosovë – e cila në atë kohë ishte pjesë e Jugosllavisë.

Në vitin 1998, atij dhe familjes së tij iu dha azil në Mbretërinë e Bashkuar, ndërkohë që lufta ishte ndezur në vendin e tij.

Ai u bë shtetas britanik në vitin 2002 dhe ndërtoi një jetë duke drejtuar një biznes auto-larjeje përpara se të dilte në pension për shkak të shëndetit të keq.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.