Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Deputeti i PDK-së: Provoje njëherë kryeministër bëhu ministër i Arsimit, jo me dalë këtu me vajtu

Gazeta10
22 September 2022 - 14:00

Deputeti i PDK’së, Ferat Shala, gjatë seancën plenare që është duke u zhvilluar, iu ka drejtuar kryeministrit të vendit, Albin Kurti, që nëse nuk ka ministër në qeverinë e tij, që ta marrë ai vet udhëheqjen e Ministrisë së Arsimit dhe t’i kthejë nxënësit në shkolla, raporton Gazeta10.

“Nëse nuk keni ministër të gatshëm të ballafaqohet me sindikata, përsëri provoje njëherë kryeministër, bëhu Ministër i Arsimit. Sigurisht jam i bindur se do ta zgjidhësh këtë problem, largoje egon personale dhe mbivlerësimin që ke për të gjithë ata që janë vartës të tu”, ka thënë Shala.

Ai shtoi se masat e vendosura deri më tani janë të dhunshme nëpër dhe se duhet të zgjidhet problem që të kthehen nxënësit nëpër shkolla.

“Po vendose masën e dhunshme edhe në arsim, si në shëndetësi, edhe zgjidhe problemin. Po pajtohemi, e ke vendos një masë të veçantë të jashtëzakonshme në shëndetësi pas pandemisë, vendose edhe në arsim, sikur në shëndetësi siç bërë para pak ditësh. Merri të gjitha kompetencat, e ki atë mundësi e zgjidhe krizën. Ktheji nxënësat në shkollë. Jo me dalë këtu me vajtu me sindikata e me ba personalitet të pakontestueshëm apo të kontestueshëm një sindikalist, i cili i ka të drejtat e tij legjitime. Merri këto kompetenca, mere edhe Ministrinë e Arsimit. Merri dhe zgjidhi, ktheji nxënësit në shkollë. Ndale se ti e ke nis, nale se ti je përgjegjës”, ka deklaruar Shala./Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.