
Gjatë ditës së sotme shefi i Agjencisë Qendrore amerikane të Inteligjencës (CIA), William Burns, ka qëndruar për një vizitë në Kosovë.
Burns u takua me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, në kryeqytet. Vizita e tij në Kosovë vjen pasi zyrtari i lartë i inteligjencës amerikane qëndroi në Bosnje e Hercegovinë dhe Serbi.
Në emisionin “Raport” në Kanal10 ish-koloneli i FSK-së, Afrim Veseli, ka folur për këtë viziten e William Burns ku e ka cilësuar se viziat e tij ka ardhur si një engjëll mbrojtës.
“Viziten e tij në Kosovë e kom cilësu si një engjëll mbrojës që ka ardh ta mbroj ballkanin e në veçanti edhe Kosovën ai me siguru ka sjellur edhe lajme të rëndësishme si për Sarajeven ashtu edhe për Kosovën”, ka thënë Veseli.