
Një 25-vjeçar i quajtur Darmen Keli është arrestuar për vrasjen me thikë të Amarildo Hoxhallarit, 34 vjeç, në Tiranë, mbrëmjen e së shtunës. Sipas dëshmisë së të dyshuarit, sherri ka nisur pasi Hoxhallari dhe një shok i tij dyshohet se kanë ngacmuar të fejuarën e tij.
Keli, i cili ishte dëshmitar i incidentit nga ballkoni i banesës së tij, pretendon se u bëri thirrje burrave të ndalonin. Kur ata iu përgjigjën me ofendime, sipas tij, ka ndodhur një përplasje fizike.
Ai pretendoi se kishte nuk kishte ndërmend ta vriste viktimën.
“Pashë nga ballkoni i banesës dy persona me motor që po ngacmonin me fjalë të fejuarën. Pas kësaj i thirra për të ndaluar por më ofenduan dhe kur zbrita u konfliktuam fizikisht. Në sherr e sipër kam qëlluar disa herë me thikë Hoxhallarin, por nuk kisha për qëllim ta vrisja”, thuhet në dëshminë e të dyshuarit, raporton Top Channel.
34-vjeçari Amarildo Hoxhallari u përplas fillimisht me fjalë me 25-vjeçarin Darmend Keli, i cili në gjaknxehtësi e sipër e goditi 4 herë me një thikë në gjoks dhe në këmbë. 34-vjeçari u dërgua menjëherë në spitalin e Traumës, por rreth 1 orë pas ngjarjes ndërroi jetë për shkak të plagëve të rënda.