
Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka njoftuar se autoambulancat e spitaleve private, automjetet për bartjen e kufomave dhe veturat e taksive nuk do t’u lejohet parkingu në oborrin e QKUK-së.
Kjo sipas QKUK-së bëhet për të përmirësuar efikasitetin e shërbimeve emergjente dhe për të lehtësuar lëvizjen brenda oborrit të QKUK-së.
“Qendra Klinike Universitare të Kosovës, njofton publikun se, në përputhje me masat për menaxhimin dhe organizimin e hapësirave në QKUK; autoambulancat e spitaleve private, automjetet për bartjen e kufomave dhe veturave të taksive, nuk do t’u lejohet të qëndrojnë në oborrin e QKUK-së. Ky vendim është marrë për të përmirësuar efikasitetin e shërbimeve emergjente dhe për të lehtësuar lëvizjen dhe qarkullimin brenda oborrit të Qendrës Klinike Universitarë të Kosovës, me ç ‘rast të lirohet parkingu i QKUK-së, për pacientë. Kjo masë është e nevojshme për të siguruar që hapësira dhe parkingu i QKUK-së, të jetë i dedikuar për emergjencat dhe pacientët që kanë nevojë për shërbime të menjëhershme, si dhe për të përmirësuar cilësinë e shërbimeve mjekësore për të gjithë qytetarët.”, thuhet në njoftimin e QKUK-së.