
Mesfushori holandez, Frenkie De Jong, ka qenë në qendër të vëmendjes gjatë gjithë kohës në afatin kalimtar veror, shkruan Gazeta10.
De Jong ishte përfolur gjatë gjithë kohës për një largimin të mundshëm nga Barcelona, me disa skuadra të Premier League të interesuara për shërbimet e tij.
Kandidati kryesor për transferimin e holandezit kishte qenë Manchester United, por vetë lojtari nuk kishte pranuar të largohej nga ekipi katalan.
Pas grumbullimit më Kombëtaren për ndeshjet e shtatorit, De Jong në një intervistë ka folur rreth sagës së tij në merkaton e verës.
“Kisha vendosur të qëndroja te Barcelona që në muajin maj. Gjatë merkatos së verës kam qenë shumë i qetë. Tani ndihem shumë mirë në klub. Asgjë asnjëherë nuk ka ndryshuar në raportet me bashkëlojtarët e mi” deklaroi De Jong.
25-vjeçari ka kontratë me ekipin katalan deri në vitin 2026 dhe vlera e tij në treg është rreth 60 milionë euro.
Këtë stinor, holandezi ka luajtur tetë ndeshje me Barcelonën, por në shumicën e rasteve është inkuadruar në lojë nga banka rezervë. /Gazeta10/