
Zgjim Hyseni, anëtar i PSD-së, i ftuar në emisionin Raport të Kanal10 deklaroi se vendi duhet të jetë i alarmuar nga situata aktuale e minierës së Trepçës, raporton Gazeta10.
“Unë mendoj se çka duhet me pas alarm, është çka po ndodh me punëtorët e Trepçës. Aty ka një vendim, kryeshefi ekzekutiv ka shpllaur gjendje të jashtëzakonshme, ky është vendim protufashist ose është stalinist. Ligji i Kosovës për mërrdhëneiet e punës nuk e njeh nocionin e gjendjes së jashtëzakonshme, ky është ndëshkim i pastërt për grevën”, deklaroi Hyseni.
E për këtë, ai la në faj qeverinë aktuale e cila kishte deklaruar se nuk po ka aq punë sa duhet..
“Më shyerët shpejgimi i Vetvendosjes për Trepçën ka qenë politik dhe strukturor e sot problemi është në mesin e puntorëve, në fakt problemi është tek kushdo që e kundërshton qeverinë. Sot ka ardhur puna me thanë që puntori, ai në minierë është fajtor, nuk paska probleme politike e strukturor”, tha tutje ai.
Hyseni u shpreh i bindur se e njejta gjendje do përcjell të gjitha ndërmarrjet që bien ndesh me qeverinë aktuale.
“Une besoj që alarmi duhet me qenë shoqëror. Dje ka ndodh në RTK e sot në Trepçë e ka me ndodh tek secili që guxon me kundërshtu”.