Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Osmani në takim me ndihmëssekretarin e NATO-s: Hapja e urës së Ibrit duhet të bëhet në koordinim me aleatë

Gazeta10
29 August 2024 - 15:57

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim Ndihmës  Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s për operacione, Thomas Goffus.

Në njoftimin e presidencës thuhet se sipas Osmanit, Kosova mbetet e përkushtuar për bashkëpunim të vazhdueshëm me NATO-n dhe KFOR-in për adresimin e sfidave në fushën e sigurisë.

Aty është folur edhe për hapjen e urës së Ibrit.

“Presidentja ka përsëritur qëndrimin për hapjen e urës, porse ka potencuar rëndësinë e mirëmbajtjes së komunikimit, koordinimit dhe thellimit të bashkëpunimit në mes të institucioneve tona dhe partnerëve tanë të sigurisë, veçanërisht me NATO-n, për hartimin e një plani të përbashkët të zbatimit për hapjen e urës”, thuhet në njoftimin e presidencës. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
04 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.