Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Parandalohet një rast i kontrabandimit me gjizë nga Serbia në Kosovë

Gazeta10
30 August 2024 - 14:50

Policia e Kosovës ka parandaluar një rast të kontrabandimit me mallra, ku pas kontrollit të një automjeti, kanë gjetur 102 kovë me gjizë me nga 10 kg, pa dokumente përcejllëse mbi prejardhjen e mallit.

Përmes një njoftimi nga Policia, bëhet e ditur se lidhur me rastin janë ndërmarrë veprimet procuderale, ndërsa automjeti dhe mallrat e kontrabanduara janë sekuestruar dhe dërguar në terminalin doganor përkatës.

“Njësia task forcë në përbërje nga Policia dhe Dogana e Kosovës në vazhdën e zbatimit të masave për parandalim dhe luftim të kundërligjshmërisë dhe kontrabandës, po ashtu dhe si rezultat i intensifikimit të kontrolleve taktike dhe operacionale, me datë 29.08.2024 rreth orës 19:00 në brezin kufitar mes fsh.Renatocë-SRB dhe fsh.Inatocë -RKS ka ndaluar një automjet (kombi/furgon) i cili është vënë re duke hyrë ilegalisht nga Serbia në Republikën e Kosovës. Pas ndalimit gjatë kontrollit të automjetiti i cili po drejtohej nga i dyshuari mashkull janë gjetur të ngarkuara 102 kovë me nga 10 kg. gjizë me peshë prej gjithësej 1020 kg, pa dokumente përcjellëse mbi prejardhjen e mallit. Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprimet procedurale në bashkëpunim edhe me prokurorinë e shtetit, ndërsa automjeti dhe mallrat e kontrabanduara janë sekuesteuar dhe dërguar në terminalin doganor përkatës”, thuhet në njoftimin e plotë të Policisë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.