Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Osmani takon Zv.Ndihmës Sekretarin amerikan të shtetit, flasin për dialogun Kosovë-Serbi

Gazeta10
31 August 2024 - 20:09

Presidentja e Republikës së Kosovës në kuadër të forumit global të sigurisë GLOBSEC 2024 në Pragë, është takuar sot me Zëvendës Ndihmës Sekretarin e ri të SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof.

Osmani ka thënë se me Kasanof kanë diskutuar mbi zhvillimet e fundit dhe mbi dialogun Kosovë-Serbi.

“Kënaqësi të takoj në Pragë, Ndihmës Sekretarin e Shtetit të SHBA-ve, Alexander Kasanof.

Diskutim përmbajtësor mbi zhvillimet e fundit, rëndësinë vendimtare të angazhimit proaktiv e të shtuar të Shteteve të Bashkuara për paqe të qëndrueshme në rajon, si dhe mbi dialogun Kosovë-Serbi”, ka shkruar Presidentja Osmani.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.