Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Një i vrarë e pesë të plagosur nga gjuajtjet më armë zjarri mbrëmë në Aktash, krejt çka dihet deri tani

Gazeta10
02 September 2024 - 8:13

Disa të shtëna me armë janë dëgjuar mbrëmë në rrugën “Gazmend Zajmi” në lagjen “Aktash” në Prishtinë.

Siç raportohet si pasojë e të shtënave një person ka vdekur dhe katër persona të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Mediat raportuan se pesë personat që u dërguan në QKUK janë: Salih Sekiraqa, Robert Llumnica, Korab Gashi, Fatos Abazi dhe Valdrin Ademi.

Gjithë konflikti dyshohet se lidhet me problemet që familja e Sekiraqës ka pasur në vazhdimësi me familjen Capat në Prishtinë – të cilëve iu plagos një familjar para disa muajsh.

Naser Syla, drejtor në Klinikën Emergjente në ShSKUK ka folur për gazeten express për personat e plagosur. Ai tha se në Emergjencë janë pranuar pesë persona.

Siç tha Syla, tre nga të plagosurit janë duke u trajtuar nga ekipet e anestezionit dhe kirurgjisë, ndërsa 2 janë pranuar në klinikën ortopedisë për trajtim të mëtutjeshëm

“5 janë pranu në QE, janë kry ekzaminimet , 3 janë duke u trajtuar nga ekipet e anestezionit dhe  kirurgjisë, 2 janë pranu në klinikën ortopedisë për trajtim të mëtutjeshëm”, tha Syla mbrëmë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.