Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Pagat e vogla, punëtorët teknikë të Kuvendit nga 16 shtatori hyjnë në grevë

Gazeta10
04 September 2024 - 13:43

Kryetari i Sindikatës  së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës (SPSPK), Jusuf Azemi ka thënë se nga 16 shtatori punëtorët teknikë të Kuvendi të Kosovës do të hyjnë në grevë.

Në një postim në Facebook, ai deklaroi se ky vendim u mor pas mbledhjes që sot u mbajt në SPSPK bashkë me këta punëtorë.

“Sot u mbajt takim me punëtorët teknik të Kuvendit të Kosovës, ku u mor vendim që me datë 16 .09.2024 të fillohet me grevë pasi që pagat e tyre janë shumë të ulëta, ato kërkojnë 550 euro pagë përndryshe deklarojnë se nuk do të punojnë”, ka shkrura Azemi.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.