Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Musliu: E pa pranueshme heshtja e klasës politike ndaj kërcënimit të kryetarit të Zubin Potokut

Gazeta10
04 September 2024 - 15:20

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas kërcënimeve ndaj kryetarit të Zubin Potokut, Izmir Zeqiri.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ Musliu ka thënë se është e papranueshme heshtja e politikanëve kosovarë.

“E pa pranueshme heshtja e klasës politike ndaj kërcënimit të kryetarit të Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, nga oficeri i MUP-it serb”, ka shkruar Musliu.

Ajo ka kërkuar nga shteti i Kosovës që t’i ofrojë mbështetje morale dhe profesionale dhe siguri Izmir Zekës.

“Po të ndodhte ky kërcenim ndaj një zyrtari serb do të mblidhej Këshilli i Sigurimit në OKB. Izmir Zeqirit duhet ti ofrohet mbështetje morale e profesionale dhe siguri nga shteti për ta kryer punën e tij si kryetar”, ka shkruar Musliu në reagimin e saj. /Gazeta10/

Me poshtë e gjeni të plotë reagimin e Musliut:

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.