
Kryeministri Albin Kurti, së bashku me ministrin e Bujqësisë, Faton Peci dhe ministrin e Kulturës, Hajrullah Çeku, kanë degustuar verërat në festivalin tradicional të vjeljes së rrushit në Rahovec, “Hardh Fest”.
Në kuadër të këtij festivali është vendosur edhe panairi ku janë prezantuar rrushi dhe prodhimet e tij, nga vreshtarët e kësaj komune.
Gjatë kësaj vizite, Kurti ka zhvilluar edhe një takim me udhëheqësit e festivalit, ndërsa pas takimit kryeministri me ministrat Peci e Çeku kanë vizituar edhe panairin e rrushit dhe të verërave.
“Hardh Fest” ka filluar të premten, me 6 shtator dhe do të vazhdojë edhe në vikend, me 7 dhe 8 shtator, me aktivitete të ndryshme e interesante.