Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Donat Lushaku iu përgjigjet disa prej ankesave të qytetarëve të Prishtinës

Gazeta10
09 September 2024 - 17:40

Donat Lushaku, zëdhënës i komunës së Prishtinës i’u është përgjigjur ankesave të parashtruara nga banorët e kryeqytetit, raporton Gazeta10.

Përmes linjës direkte në emisionin Raport, Lushaku deklaroi se është paraparë buxheti që mundëson funksionalizimin e tualeteve publike tek parku i qytetit.

“Tek parku i qytetit, Drejtoria e Shërbimeve Publike ka qenë duke u marrur me liftat, me mbeturinat që ishte e fundit si risi. Ndërsa është paraparë edhe buxheti që të funksionalizohet edhe tualetet publike dhe fontana e që shkoj në njëfar forme sikur pako dhe prej vitit të ardhshëm do ti kemi funksionale aty ku ka, e aty ku mungon do të shohim mundësinë e tualeteve të reja publike sepse ka mungesë por po punohet paralelisht, edhe ardhja e biçikletave e mbeturinave, pra po punohet në secilin sektor dhe në shumicën e kërkesave që i kanë qytetarët”, deklaroi Lushaku.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.