
Pritja e kryeministrit të vendit, Albin Kurti në veri të vendit me fishkëllima nga politikani serb, Aleksander Arsenijeviq bëri që ky i fundit të arrestohet nga Policia e Kosovës, raporton Gazeta10.
Pjesë e panelit të diskutimit mbi këtë çështje, sonte në Politiko të Kanal10 ishte edhe Fidan Rama, drejtues ekzekutiv i saj.
“Nga pamjet që i pamë nëse bëhet një analizë nga aspekti teknik të protestës së Arsenijeviqit, reagimi i policisë është i tepërt. I padiskutueshëm dhe pa i nevojshëm deri në atë masë. Por nga protokoli, policia e ka për detyrë, e sidomos kur është në pyetje jeta dhe pozita e kryeministrit por nga ajo që kemi parë nuk është se rrezikohej potencialisht jeta ose diçka e tillë”, deklaroi Rama mes tjerash.