
Avokati Taulant Hodaj, i ftuar në emisionin Politiko në Kanal 10, pas vendimit të Prokurorisë Speciale të Kosovës për ngritje të aktakuzës kundër 45 personave pjesmarrës në sulmin terrorist në Banjskë, tregoi se a është e mundur të realizohet ekstradimi i Milan Radoiçiqit në Kosovë.
“ Është zhvillim jashtëzakonisht i mirë për Kosovën sepse pas këtij sulmi kemi pasur edhe besimin e partnerëve ndërkombëtar, që thanë se Kosova është kompetente për t’i bërë hetimet”, deklaroi Hodaj, raporton Gazeta10.
Sipas tij, pas dërgimit të kërkesës për ekstradim në UNMIK të përcjellur në INTERPOL, çdo shtet e ka detyrim ta bëj atë përveç Serbisë e cila nuk e pranon një gjë të tillë për Kosovën.
“Tani duhet të veproj drejtësia dhe politika që të kërkojnë me ngulm të ekstradohen këta, sepse institucionet e Kosovës janë kompetente. Organet që kanë përgjegjësinë për të kërkuar juridiksion janë institucionet e Kosovës, e hapi i parë është bë pra kërkesa në UNMIK dhe ajo është dërguar në INTERPOL e në bazë të saj çdo shtet është i detyruar t’i ekstradoj por Serbia nuk i ekstradon në Kosovë, duhet të pritet një presion diplomatik”, tha mes tjerash Hodaj.