
Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur sot akuzë kundër 45 personave, rreth sulmit terrorist në Banjskë, mes tyre edhe për Milan Radojçiq.
Gazetari kosovar, Besian Beha në emisionin ‘Politiko’ ka shpalos detaje nga aktakuza e ngritur ndaj grupit terrorist të Basnjskës.
Ai ka thënë se në aktakuzë nuk përmenden se ka pas pjesëtarë të Wagnerit të përfshirë në sulmin e Banjskës, raporton gazeta10.
Beha ka treguar se në aktakuzë thuhet se qëllimi i grupit të Banjskës të drejtuar nga Milan Radojçiq ishte aneksimi i pjesës veriore të Kosovës.
“Interesante në aktakuzë ka qenë deklarata e një dëshmitarit qe thotë se Milan Radojçiq ka ikur në Rusi. Normalisht kjo mbetet me u konfirmuar, por po e transmetoj atë që ky dëshmitar e ka thënë. Pastaj kemi deklaratat e personave të pandehur të cilët thotë se kanë qenë pjesë e grupit, por nuk e kanë ditur se do të ndodh sulmi, mirëpo kam qenë i obliguar për t’i zbatuar urdhrat”, ka thënë Beha. /Gazeta10/