
Ministia e Financave ka bërë të ditur se në kuadër të programit për shtesat për fëmijë është përzgjedhur një numër i caktuar i prindërve, llogaria e të cilëve do ketë nevojë to verifykim shtesë.
Sipas ministrisë, kjo do të bëhet për t’u siguruar se prindërit bashkë me fëmijët e tyre jetojnë në Kosovë.
“Të gjithë këta prindër kanë pranuar njoftimin në eKosova dhe në email adressat e tyre, me hapat e nevojshëm për të kompletuar verifikimin shtesë dhe për të ri-aktivizuar llogarinë e shtesave për fëmijë”, thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.tv.
Tutje, në njoftim bëhet e ditur se të gjithë prindërit që s’kanë pranuar njoftim të tillë nga eKosova e as në email nga ministria, nuk kanë nevojë tëndërmarrin ndonjë veprim.
“Programi i shtesave për fëmijë vazhdon si zakonisht, dhe ju do të pranoni shtesat sikurse çdo muaj në llogarinë tuaj”, thuhet në reagim.