Kontaktoni

info@gazeta10.com

Kronika e Zeze

Arrestohet një mësimdhënëse në Pejë, dyshohet se mashtroi bujqit për subvencione

Gazeta10
17 Shtator 2024 - 13:36

Arrestohet një mësimdhënëse në Pejë, dyshohet se mashtroi bujqit për subvencione

Është arrestuar sot në Pejë një grua e dyshuar për veprën penale të mashtrimit. Këtë e ka konfirmuar për Gazeta10, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi. Ai konfirmoi se e njëjta është ndaluar për 48 orë dhe se ndaj saj tashmë veçse është ngritur aktakuzë, shkruan Gazeta Express.

“Është arrestuar një person për veprën penale mashtrimi. Me urdhër të prokurorit është ndaluar për 48 ore. Ndaj së njëjtës Prokuroria Themelore në Pejë javë më parë ka ngritur aktakuzë për veprën penale Mashtrimi”, ka thënë ai.

Express nga burimet mëson se e dyshuara është mësimdhënëse në shkollën “Xhemajl Kada”, në Pejë.

Ajo dyshohet se ka mashtruar bujqit lidhur me aplikimin për subvencione. /Express/

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Kronika e Zeze
31 Mars 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.