
Pas largimit nga Manchester United, Anthony Martial tashmë ka gjetur skuadrën e re.
Sulmuesi francez karrierën do ta vazhdojë në Greqi, te skuadra e AEK Athens.
28-vjeçari ishte në negociata edhe me Flamengon, por palët nuk gjetën akordin dhe marrëveshja dështoi.
Martial ishte pjesë e Manchester United gjatë viteve 2015-2024, teksa për një edicion ishte i huazuar te Sevilla.
28-vjeçari ka zhvilluar 30 paraqitje me kombëtaren e Francës, prej të cilave ka shënuar dy gola.