Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Chelsea e kërkon me ngulm transferimin e Lautaro Martinez

Gazeta10
18 September 2024 - 17:19

Chelsea është në kërkim të një qendërsulmuesi në afatin kalimtar të janarit.

 

Në listën e dëshirave të klubit londinez është sulmuesi argjentinas, Lautaro Martinez.

 

Sipas mediave angleze, “Blutë e Londrës” janë të gatshëm t’i bëjnë Interit një ofertë të çmendur, duke ofruar tre lojtarë për argjentinasin.

 

Benoit Badiashile, Carney Chukëuemeka dhe Mykhailo Mudryk janë tre futbollistët që Chelsea do t’i sakrifikojë për Martinezin.

 

Martinez ka kontratë me Interin deri në qershor të vitit 2029 dhe vlera e tij në treg është rreth 110 milionë euro.

 

Tash e disa sezone ai është një nga lojtarët kryesorë të Interit dhe kampioni i Italisë vështirë se do ta lejojë largimin e tij.

 

Chelsea në verë synonte transferimin e Victor Osimhen, por ky operacion nuk u realizua dhe tashmë sulmuesi nigerian është huazuar te Galatasaray.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.