
Manchester City ka filluar negociata me portierin Ederson për rinovimin e kontratës.
Kontrata aktuale e Ederson me Cityn skadon në qershor të vitit 2026 dhe palët kanë filluar bisedimet për një kontratë të re afatagjate.
Shumë klube nga Arabia Saudite janë duke e monitoruar situatën e brazilianit dhe janë të gatshëm të ofrojnë shumë të mëdha parash për ta sjellë atë në Lindjen e Mesme.
31-vjeçari erdhi te City në vitin 2017 nga Benfica për shumën e 40 milionë eurove.
Që nga ajo kohë, ai ka qenë titullar i padiskutueshëm në portën e “Qytetarëve”.