
Starti i sezonit 2024/25 në Superligën e Kosovës po del të jetë shumë interesant.
Të gjitha skuadrat janë përforcuar shumë, teksa pritet konkurrencë e fortë për titullin kampion dhe daljen në arenën ndërkombëtare.
Pas gjashtë xhirove, vetëm skuadra e Feronikelit ’74 ende nuk ka arkëtuar asnjë pikë.
Skuadra e Drenasit pati një ristrukturim të skuadrës dhe parapërgatitjet për sezonin e ri i nisi me vonesë.
Kjo si duket ka ndikuar edhe në mungesën e rezultateve deri më tani këtë edicion.
Në xhiron e parë Nikli u mposht 2-1 nga Ferizaj, që është edhe e vetmja fitore për “Ujqit” këtë edicion.
Më pas në ndeshjen e parë në shtepi, skuadra nga Drenasi pësoi nga Llapi i Tahir Batatinës me shifrat 0-2.
Humbja 3-1 nga Ballkani në raundin e tretë i kushtoi me shkarkim trajnerit Shefki Kuqi.
Si pasues i Kuqit te Nikli erdhi trajner italian, Giovanni Colella.
Por as ardhja në krye e trajnerit italian nuk i bëri punë skuadrës nga Drenasi, pasi pasuan disfata e radhës nga Dukagjini, Gjilani dhe Suhareka.
Xhiron e ardhshme Feronikeli do të jetë nikoqir i skuadrës së Malishevës.
Vitin e kaluar, Feronikeli ;74 siguroi mbijetesën përmes barazhit, por si duket këtë vit do të jetë shumë e vështirë të sigurohet mbetja në elitë.