Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Policia dhe Prokuroria diskutojnë për forcim të bashkëpunimit

Gazeta10
30 September 2024 - 16:41

Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, ka mbajtur kolegjiumin e rregullt me të gjithë kryeprokurorët e prokurorive të vendit, përfaqësues të prokurorive dhe prokurorët e Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, ku kanë marrë pjesë edhe përfaqësuesit e Ambasadës së ShBA-së në Kosovë.

Në këtë takim me ftesë të U.D. Kryeprokurorit Kelmendi morën pjesë edhe përfaqësuesit e Policisë së Kosovës, respektivisht zëvendësdrejtor i Policisë, Fehmi Hoti dhe Drejtori i Divizionit të Hetimeve të Krimit, Fatos Makolli.

Gjatë këtij takimi u diskutua lidhur me koordinimin dhe bashkëpunimin në ndërmarrjen e veprimeve të përbashkëta në mes Prokurorit të Shtetit dhe Policisë së Kosovës.

“Nga të pranishmit u vlerësua pozitivisht niveli i deritanishëm i bashkëpunimit dhe ndërveprimit institucional, si dhe u potencua se ky bashkëpunim duhet avancohet tutje, me qëllim të rritjes së efikasitetit dhe efektivitetit të hetimin e veprave penale”, thuhet në njoftimin e policisë.

Në fund të takimit të pranishmit u pajtuan që të ketë takime të rregullta në mes të krerëve të dy institucioneve Prokurorit të Shtetit dhe Policisë së Kosovës.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
24 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.