
Ka filluar ndeshja ndërmjet Irlandës Veriore dhe Kosovës, ndeshje kjo e vlefshme për Ligën e Kombeve.
Kosova në këtë përballje është në kërkim të fitores për të blinduar pozitën e dytë ngë grupin e dytë të Ligës C, shkruan Gazeta10.
Dardanët në këtë përballje luajnë pa kapiten Amir Rrahmanin, i cili nuk është në gjendje për ti ndihmuar shokët e skuadrës për këtë ballafaqim.
Kosova renditet në pozitën e dytë të Grupit C me gjithsejë 6 pikë të grumbulluara, derisa Irlanda e Veriut ka vetëm dy pikë.