Liverpoli ka shënuar fitore ndaj Bolognas me rezultat 2-0 në kuadër të ndeshjes së dytë të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve.
Reds e nisën ndeshjen me shumë sulme, duke arritur pastaj të marrin epërsinë.
Zhvillohej minuta e 11-të, kur Alexis Mac Allister përfitoi nga asistimi i Mohamed Salah për të të shënuar për 1-0.
Edhe pse kishte rast të tjera, rezultait nuk ndryshoi në pjesën e parë.
Të besuarit e Arne Slot arritën që të sigurojnë fitoren në minutën e 75-të me një gol të shënuar nga Salah për 2-0.
Deri në fund nuk kishte më gola të tjerë dhe Liverpooli mori fitoren e dytë në Ligën e Kampionëve.