
Ka përfunduar pa gola 0:0 pjesa e parë e ndeshjes ndërmjet Izraelit dhe Shqipërisë.
Kombëtarja shqiptare e nisi më mirë ndeshjen duke rrezikuar qysh në fillim të saj me anë të Armando Brojës, por sulmuesi u tregua i pasaktë nga afërsia.
Më pas inciativën e morën vendasit që krijuan disa raste të mira shënimi por pa arritur të gjejnë golin e epërsisë.
Kjo ndeshje cilësohet si një finale për Shqipërinë pasi në rast të një fitoreje do të rriteshin gjasat për vendin e parë në grup./Gazeta10/