
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, përmes një reagimi në Facebook, ka ngushëlluar familjarët e tre të rinjve që vdiqën mbrëmë pas një aksidenti në afërsi të Liqenit të Badovcit.
Vdekjen e të rinjëve, Kurti e quajti tragjike, duke theksuar se “në këtë kohë të rëndë ndajnë dhimbjen dhe pikëllimin”, me familjarët dhe shoqërinë e viktimave.