Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Arrestohet një police e Shqipërisë, e goditi një këmbësor, i cili vdiq në spital

Gazeta10
06 October 2024 - 23:44

­

Një zyrtare policore në Shqipëri e ka goditur një këmbësor në aksin rrugor Laç-Autostradë, derisa ishte jashtë orarit të punës.

Në njoftimin e Policisë së Shtetit thuhet se këmbësori ishte transportuar në Spitalin e Traumës Tiranë për asistencë mjekësore më të specializuar, por ka vdekur në spital.

“Grupi hetimor dhe specialistët e AMP (rajoni Lezhë-Shkodër), kanë kryer të gjitha veprimet në vendin e ngjarjes si dhe drejtuesja e mjetit është shoqëruar dhe arrestuar për veprën penale  “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, parashikuar nga neni 290/3 i Kodit Penal”.

“Materialet procedurale do të referohen në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftim.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.