
Aventura e tij e dytë në krye të Lirisë nuk shkoi aspak mirë.
Granit Begolli ka dhënë dorëheqje nga pozita e trajnerit te Liria, pas startit të dobët të sezonit.
Begolli këtë vendim e mori pas barazimit kundër Istogut pa gola në fundjavë.
Njoftimin për largimin e trajnerit, Liria e ka bërë të ditur përmes një njoftimit në rrjetet sociale.
“Pas barazimit të djeshëm me Istogun, kryetrajneri Granit Begolli ofroi dorëheqjen. Sot, kryetari i klubit Valon Osmani dhe bordi e miratuan vendimin e tij. Ne i urojmë Granit Begollit suksese dhe gjithë të mirat në të ardhmen, me shpresën që një ditë rrugët tona do të bashkohen sërish.”
Liria renditet në pozitën e gjashtë në grupin A të Ligës së Parë, me 11 pikë të grumbulluara.
Skuadra nga Prizreni pritet të vendosë për pasuesin e Begolli gjatë pushimit të ndeshjeve me kombëtare.