Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Gruaja e rrah burrin në Rahovec, viktima strehohet tek vëllau i tij

Gazeta10
25 September 2022 - 8:46

Policia e Kosovës ka njoftuar se një burrë në Rahovec është rrahur nga gruaja e tij dhe i njejti është strehuar tek vëllau i tij, raporton Gazeta10.

Në bazë të njoftimi të Policisë së Kosovës, viktimës fillimisht i janë ofruar shërbime shëndetësore dhe më pas është intervistuar në Qendrën për Punë Sociale.

Tutje, është intervistuar edhe e dyshuara e cila e ka mohuar se ka ushtruar dhunë ndaj tij.

Rasti është në proces hetimor.

Këtu keni njoftimin e plotë:

DHUNË NË FAMILJE/Rahovec 24.09.2022-18:30. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se, është sulmuar fizikisht nga e dyshuara femër kosovare-bashkëshortja e tij. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor dhe pastaj është intervistuar në prezencë të QPS-së. Po ashtu është intervistuar edhe e dyshuara, e cila ka mohuar të ketë ushtuar dhunë ndaj bashkëshortit. Viktima është strehuar tek familjari-vëllai i tij, ndërsa lidhur me rastin është informuar edhe mbrojtësi i viktimave dhe prokurori. Rasti në proces hetimor. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.