Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Gazetari Dakaj shpjegon inflacionin ndër vite: ‘Ti pagun koston prej 2021-tës’

Gazeta10
07 October 2024 - 21:46

Rritja e pensioneve prej 20% më shumë ngjalli reagime të shumta në opinion, raporton Gazeta10.

Kjo për shkak të ngritjes së inflacionit ndër vitet e fundit, gjendje e cila u përshkrua nga gazetari, Shkelzen Dakaj në emisionin “Politiko” në Kanal10.

“Duhet me u pajtu që është vendimi më i vonuar në krejt rajonin. Inflacioni bëhet ndër vite sepse kurrë nuk ki rënie të çmimeve. Ai matet me katër vite kur është duke shkuar në rritje e nuk zbret në pikën 0”, deklaroi ai.

Dakaj tregoi ngritjet e inflacionit ndër vite.

“Në 2021 inflacioni e ke pas 5.5, në 2022 e ke pas 12%, 2023 e ke 7%, e sot ti e paguan koston e kësaj rritje që ka ndodh në 2021-tën e deri sot”, shtoi ai. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.