
Policia e Kosovës gjatë kësaj të marte zhvilloi aksion në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, të nisur qysh në orët e hershme të mëngjesit,duke konfiskuar shumë dokumente e kompjuterë nga zyrat e Ministrisë.
Ish ministri i këtij dikasteri, Fatmir Matoshi në emisionin Raport deklaroi se Prokuroria Speciale me këtë rast, duhet të jetë e pavarur në mënyrë që rasti të shkon deri në fund, raporton Gazeta10.
“Mendoj që duhet dhënë hapsirë Prokurorisë Speciale që të shkoj deri në fund rasti. Të pakten rastet nuk duhet me u ndërpre për shkak të ndërhyerjeve, unë lutem të mos ketë asnjë ndërhyerje, as politike, as të medieve”,deklaroi Matoshi.
Sipas tij, ajo duhet ti ketë duart e lira.
“Unë mendoj që prokuroria duhet me i pas duart e lira, mos me u ndiku nga askush në mënyrë që e gjithë e vërteta e kësaj çështje të dal në shesh”, shtoi ai mes tjerash. /Gazeta10