
re persona janë arrestuar nga Antidroga e Policisë së Kosovës në aksionin e koduar si “Pritja”, që u zhvillua në Prishtinë, Mitrovicë të Jugut dhe Pejë.
Autoritetet kanë kapur një sasi të konsiderueshme të drogës, 25 kilogramë marihuanë që kap vlerën e 45 mijë eurove.
“Njësitet policore në cilësi të provave materiale kanë sekuestruar edhe dy vetura dhe tre telefona celular”, thuhet në komunikatën e policisë.
Derisa në rastin e dytë të koduar “Kristali”, është arrestuar një person.
Aty është kapur një kilogram kokainë me vlerë mbi 50 mijë euro.
Në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar para të gashtme mbi 6 mijë e 800 euro, 1 mijë dollarë amerikan dhe 3 mijë e 400 funta angleze.
“Veprimet policore në të dyja rastet janë, realizuar në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorinë Themelore për Krime të Rënda në Prishtinë”, thuhet tutje në njoftim.