
Pak ditë pas largimit të Granit Begollit, Liria ka gjetur trajnerin e ri.
Bledar Devolli do të jetë shef i shtabit teknik te skuadra prizrenase.
Liria e ka bërë të ditur emërimin e Devollit përmes rrjeteve sociale.
“FC Liria ka kënaqësinë të njoftojë zyrtarizimin e trajnerit të ri, Bledar Devolli.
Me një karrierë të pasur dhe përvojë të konsiderueshme në futbollin shqiptar, Devolli sjell me vete vizion dhe profesionalizëm. Klubi beson se nën drejtimin e tij, FC Liria do të vazhdojë rrugën drejt suksesit dhe do të përmbushë objektivat e saj.”
Kjo është përvoja e tij e dytë e Devollit në futbollin kosovar, pasi ai më herët kishte qenë trajner i Drenicës.
Trajneri Begolli ofroi dorëheqjen nga Liria, pas rezultateve jo të kënaqshme në këtë fillimsezoni.
Bledar Devolli pritet të debutojë në krye të skuadrës prizrenase në ndeshjen kundër Rilindjes.
Liria renditet në pozitën e gjashtë në grupin A të Ligës së Parë, me 11 pikë të grumbulluara.