
Raporti: Gentiana Gashi/Kanal10
Të diëlën, janë mbajtur zgjdhjet e brendshme të Lëvizjës Vetëvendosje për kryetar dhe dy strukturat e reja për gratë dhe rininë. Kryeministri si dhe kryetari aktual i LVV-së, e quajti këtë ditë të demokracisë derisa fatoi dhe falenderoi aktivistët për mbështetje. Nga ora 10:00-19:00 kanë qenë të hapura 43 qendra për kryetar të kësaj partie, ndërsa 26 për organiztaën për gratë dhe rininë, shkruan Kanal10.
Ani pse votuesit mund të votojnë për, kundër dhe abstenim, vetëm një emër figuron në këtë listë për zgjedhjet e brendshme të Lëvizjes Vetëvendosje.
E kryetari aktual njëherësh kryeministri, Albin Kurti, po garon edhe për një mandatë tjetër, por pa kundër kandidat.
Të dielën, ai e quajti si ditë të demokracisë për partinë që e drejton, meqë rast shprehu edhe nevojën e ristrukturimit të Lëvizjes.
Aspak jo-demokratike, kandimin e Kurtit pa kundërshtar, e sheh kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca.
Ndonëse e theksoi si ditë të rëndësishme për demokracinë e vendit, kryeparlamentari deklaroi se një lidershipi i suksesshëm nuk sfidohet nga antarët e partisë.
Aktivisti i Vetëvendosjës, Faton Zeka, thotë se interesimi i aktivistëve është i madh që nga hapja e vendvotimeve.
Qendrat për votim janë hapur nga ora 10:00 e mëngjesit deri në orën 19:00.
Në mbi 40 pika në nivel qendror kanë qenë për kryetar të LVV-së, ndërsa për organizatat gratë dhe rinia për vetëvendosje ishin 26 pika.
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, kandion për organizatën gratë për Vetëvendosje, ndërsa Behar Jashari për rininë. /Gazeta10