Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kuvendi nesër mban seancë të jashtëzakonshme për ushqimin në FSK

Gazeta10
13 October 2024 - 23:40

Kuvendi i Kosovës do ta mbajë një seancë të jashtëzakonshme nesër nëora 12:00, për çështjen e furnizimit me ushqim të ushtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, tha se do të propozohet një rezolutë që i kërkon Qeverisë ta zgjidhë me urgjencë situatën e krijuar.

“Nesër, në ora 12:00, me kërkesë të Grupit Parlamentar të AAK-së, të mbeshtetur nga 43 deputetë nënshkrues, do të mbahet një seancë e jashtëzakonshme për problemin e furnizmit me ushqim për Ushtrinë e Kosovës.
Propozim Rezoluta është e thjeshtë:
“Kuvendi i Republikës së Kosovës e obligon Qeverinë, Ministrinë e Mbrojtjes, që me urgjencë ta zgjidhë çështjen e furnizimit me ushqim si dhe me të gjitha pajisjet tjera të nevojshme”.
Nesër Kuvendi do të obligojë Qeverinë të zgjidh këtë çështje.
Për sqarim: ky draft i Rezolutës mund të plotësohet nga deputetët në seancë”, ka shkruar Tahiri.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.