
Opinionet e shumta rreth ushqimit të servuar tek pjestarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës tash e një muaj, bëri që këtë të hënë të mbahet seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit e cila u ndërpre si shkak e mungesës së kourumit.
E mungesën e pozitës gjatë kësaj seance, politologu Fidan Ukaj në emisionin “Raport” të Kanal10 e konsideroi si të paarsyeshme, pasi ajo do duhej të përballej pikërisht me akuzat drejt saj, raporton Gazeta10.
“Kuvendi i Kosovës është detyra primare e çdo deputeti, besimi i qytetarëve i dhënë ndaj tyre është vendi i punës e duhet të respektohet. Kuvendi i Kosovës është vendi i të gjithë deputetëve dhe mendoj që grupi parlamentar i VV-së duhet të jetë aty dhe të përballet me akuzat”, deklaroi ai.
Ukaj po ashtu përmendi edhe mungesën e këtij grupi gjatë javës së kaluar, ku u diskutua biseda e shefes së këtij grupi me terroristin, Milan Radoiçiq.
“Edhe aty mendoj që ka qenë sabotim që është përgjegjësi pjesmarrja në Kuvendin e Kosovës. Sigurisht se është shqetësues rasti i parë dhe rasti i dytë”, shtoi ai. /Gazeta10