
Gjendja aktuale në dikasteret e vendit, në veçanti ajo në Ministrinë e Mbrojtjes rreth ushqimit të pjestarëve të FSK-së ka shkaktuar debate të shumta sociale, raporton Gazeta10.
E kjo sipas Jeton Halimit si shkak i dështimeve të Qeverisë Kurti.
“Këto procese që po vijnë për Kosovën, unë e shoh më së keqi se si një ushtrisë të themeluar frik me i pas këto sfida menjëherë, e që është send elementar i një ushtrie është shumë e keqe. Jo rastëisht ushtarët e FSK-së i lëshuan uniformat e tyre për një jetë më të mirë. Ata punojnë edhe taksi për me mbajt familjen”, deklaroi ai në emisionin Raport të Kanal10.
Tutje sipas Halimit, ka mungesë elementare.
Kurti e ka thënë mirëpo po shihet se si janë sendet në terren. Kur një ushtrie i rrezikohet ushqimi atëherë çfarë ushtari mund të jetë ai në raport me ushtri tjera. Ka mungesë të gjërave elementare. Po çuditem prej qytetarëvtë Kosovës se si me gjithë këto dështime, ata ju kanë dhënë shpresë se kemi me bë këtë e atë e definitivisht po shihet se total ska bë kurgjo hiç. Në ekonomi dobët, siguri shyqyr që e kemi KFOR-in”, shtoi ajo. /Gazeta10