Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Një person vdes në Istog, mori lëndime nga mjeti bujqësor

Gazeta10
14 October 2024 - 19:43

Sot në Bellopojë të Istogut një person ka humbur jetën pasi ka marrë lëndime nga një mjet bujqësor teksa ishte duke punuar.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, tha se i lënduari është dërguar për ndihmë mjekësore por që mjeku kishte konstatuar vdekjen e tij.

“ Në ora 13:30, policia është njoftuar se një person gjersa ka qenë duke punuar ka pësuar lëndime nga një mjet bujqësor. Policia ka dal në vendin e ngjarjes , i lënduari është dërguar fillimisht në QMF pastaj në Emergjencë të Spitalit Rajonal, në Emergjencë mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen, me urdhër të prokurorit viktima është dërguar në IML për obduksion”, tha Gashi. /GE

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.