Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Konfirmohet data dhe ora e El Clasicos së parë të këtij edicioni

Gazeta10
26 September 2022 - 14:53

Federata e Futbollit të Spanjës ka konfirmuar datën kur do të luhet El Clasico i parë këtë edicion, raporton Gazeta10.

Real Madridi dhe Barcelona do të ndeshen më 16 tetor me fillim nga ora 16:15 në “Santiago Bernabeu”.

El Clasico është njëra prej ndeshjeve më të shikuara jo vetëm në Spanjë, por në të gjithë botën.

Real Madridi dhe Barcelona renditen në pozitat 1 dhe 2 në La Liga, me vetëm dy pikë diferencë.

Ndeshja e fundit e luajtur mes këtyre dy skuadrave përfundoi 0-4 në të mirë të ekipit katalan. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.