Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Amir Rrahmani në formacionin e xhiros në Ligën e Kombeve

Gazeta10
16 October 2024 - 14:00

Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani është përzgjedhur në formacionin e xhiros së katërt në Ligën e Kombeve.

 

Rrahmani pati një paraqitje shumë pozitive përballë Qipros, ku hapi serinë e golave në këtë ballafaqim.

 

Me një depërtim fantastik brenda zonës, mbrojtësi nga Prishtina me shumë klas e dërgoi në rrjetë për të elektizuar tifozët në “Fadil Vokrri”.

 

Rrahmani ishte më i vlerësuari me notën 8,4 nga Dardanët, derisa ka zënë vend edhe në formacionin e xhiros së katërt të Ligës së Kombeve nga SofaScore.

 

Ndeshja kundër Qipros ishte e 61-ta për Rrahmanin me fanellën e Kosovës, ndërsa ky ishte goli i tij i tetë për Dardanët.

 

Në grumbullimin e tetorit, Rrahmani kishte partner në qendër të mbrojtjes Lumbardh Dellovën.

 

30-vjeçari po kalon në formë shumë të mirë edhe te Napoli në Serie A, ku është titular i padiskutueshëm te skuadra italiane.

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.