
Analisti Blerim Gashi në emisionin “Politiko” me Kushtrim Sadikun, duke debatuar me deputeten e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka thënë se kur flasim për punësimet, “PDK ka shku deri te korrili i shkollës”.
“Përpara nuk kanë problem figura kyçe por jo zyrtare me u marrë me konkurrimet e jo konkurrimet, punësimet e jo punësimet, tash në një moment të caktuar opozita, në këtë rast PDK a pretendon që të moralizoj dhe jo tash masi s’jemi ne, jo Dejona s’bon me bë atë. Edhe cili është qëndrimi politik, kur thua se një jo qeveritare, në këtë rast një sekretare organizative Dejona Mihali po kyçet në mikromenaxhim të ndërmarrjeve, kur mbamendja politike na thotë se ju edhe tek korrili i shkollës keni shku kur keni udhëhequr”?, ka pyetur Gashi.
Ndërsa, Deliu-Kodra tha se skandalet e shpërfaqjes së kësaj Qeverie fillojnë nga rezervat shtetërore.
“Skandalet e shpërfaqjes së kësaj Qeverie janë nga rezervat shtetërore, është vjedh në vaj, është vjedh në miell është vjedh në produkte esenciale, kemi rastin e Martin Berishajt ku konfirmohet qartë edhe nga Nagip Krasniqi se ato të cilat i kanë raportuar mediat kanë qenë të sakta, prandaj edhe për mua është befasi që te relativiozohet diçka që nga ndodh para syve”, tha Deliu -Kodra.
“Martin Berishaj i ka nxjerr paret në bankë dhe jo ner tavolinë”, reagoi Gashi.
Ndërsa, Deliu- Kodra tha se po merren vendime nga një pushtet paralel.
“Edhe gjatë ditëve të kaluara edhe gjatë ditëve në vazhdim kemi emra të listimit të njerëzve që merren vendime nga një pushtet paralel, e cila në fakt nuk ka një pushtet legjitim, që nuk është as ministre as zëvendësministre as nuk punon në institucionet e Qeverisë”, ka thënë Deliu -Kodra”
“A ndryshon Zonja Mihali nga shefat e kabinetet që i dërgojke PDK nga ajo struktura e famshme e SHIK-ut secilit ministër që e keni pasur në Qeveri”
“Nuk është e vërtetë Blerim, po më dhimbseni që edhe qytetarëve po tentoni të ia mbylleni sytë”, ka thënë Deliu-Kodra. /Gazeta 10/