Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Arrestohen dy burra në Prishtinë, dyshohet se kanë kryer së paku dhjetë vjedhje

Gazeta10
20 October 2024 - 18:06

Dy persona kanë rënë në pranga të policisë, nën dyshimin për vjedhje.

Sipas policisë, rastet kanë ndodhë në rajonin e Prishtinës, gjatë muajve të fundit në periudha të ndryshme kohore,kryesisht në markete, ku dyshohet se është përfshirë  një grup prej katër personave të dyshuar.

Pas aplikimit të disa veprimeve operative e hetimore të koordinuara me njësite të specializuara, hetuesit policor kanë arrit që të identifikojnë dhe  arrestojnë personat e dyshuar:

– E. O. mashkull, 45 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, dhe

– M.M . mashkull, 32 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.

Policia gjithashtu ka sekuestruar gjësende (dyshohet të vjedhura) dhe katër automjete që dyshohet të jenë përdorë për kryerjen e veprave.

Personat e dyshuar me vendim Prokurorit të Shtetit janë dërguar në mbajtje dhe ndaj tyre është iniciuar procedurë për së paku dhjetë raste të vjedhjeve të rënda.

Lidhur me këto raste policia ka identifikuar edhe dy persona të tjerë të dyshuar dhe janë në kërkim të tyre.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.