Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Eksluzive -Sadiku: Kanal10 bashkë me Ambasaden Amerikane do të sjellin frymen e zgjedhjeve në SHBA

Gazeta10
21 October 2024 - 18:28

Gazetari Kushtrim Sadiku gjatë intervistës së dhënë për emisionin Raport,mes tjerash bëri të ditur se së shpejti Kanal10 do vazhdoj punën me një format tjetër, për herë të parë në Kosovë.

Bëhet fjalë për bashkëpunimin me Ambasadën amerikane në Kosovës për përcjelljen e zgjedhjeve presidenciale në ShBA, raporton gazeta10.

“Dua të falendëroj shumë Departamentin dhe Ambasadën e ShBA-së në Kosovë për qasjen profesionale dhe vlerësuese ndaj televizionit të gazetarëve, Kanal10”, deklaroi Sadiku.

Tutje, ai dha edhe detaje rreth këtij bashkëpunimi.

“Kemi edhe befasi të mëtutjeshme të cilën do të flasim për ditët në vazhdim. Presidencialet e ShBA-së do t’i organizojmë së bashku me Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, dhe kjo është padyshim një lajm i jashtëzakonshëm. Formati i tillë është për herë të parë, siç është projektuar, do të jetë me studentë dhe bashkëdyzimi do jetë që televizioni ta vazhdoj me një përcjellje maratonike”, bëri të ditur Sadiku. / Gazeta10

 

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.