Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“Arrestimi i Ilir Metës, goditje e korrupsionit” – Mejdini: Shqipëria po i bën detyrat e shtëpisë

Gazeta10
21 October 2024 - 18:54

Me urdhër të SPAK, është arrestuar kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Përmes lidhjes direkte, gazetarja Fatjona Mejdiu ndau detaje rreth rastit në emisionin “Raport” të Kanal10.

“Shumë persona janë quditur paksa se pse kishte nevojë të merrej dhe të arrestohej teksa ishte duke u kthyer në Tiranë, në një operacion policor që i ngjan filmit aksion, ku policia rrethon makinën dhe ai merret me dhunë”, deklaroi Mejdiu.

Sipas saj, Meta ishte nën hetime për një kohë të gjatë nga SPAK-u.

“Meta ka qenë nën hetim nga SPAK për një kohë të gjatë, ka qenë disa herë në SPAK për të dhënë dëshmitë e tij, kështu që nuk është se ka pasur tentativa për t’u arratisur.
Ka pasur edhe më parë arrestime, mirëpo me këtë lloj intensiteti që SPAK ka ndërmarrë me këto hetime cilësore të cilat SPAK po kryen, sigurisht se nuk krahasohen me asnjë llojë etape të zhvillimit të Shqipërisë”, shtoi ajo. /GAZETA10

Detaje nga intervista:

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.