Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Largimi i mundshëm i Alexander-Arnold, Liverpool “piketon” lojtarin e Barçës

Gazeta10
22 Tetor 2024 - 15:27

Trent Alexander-Arnold po përflitet gjithmonë e më shumë për një largim nga Liverpool. Anglezi është në vitin e fundit të kontratës së tij dhe për këtë mund të ketë një largim në fund të këtij sezoni.

Te “The Reds” nuk qëndrojnë “duarkryq” dhe kanë nisur punën për gjetjen e një zëvendësuesi. Kështu në ‘radarin’ e tyre ka rënë lojtari i Barcelonës, Jules Kounde. Ky i fundit pëlqehet shumë nga anglezët dhe në merkaton e janarit do të nisin punën për një transferim të mundshëm të tij.

Francezi kujtojmë se ka kontratë të vlefshme me Barcelonën deri në qershor të vitit 2027.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.